Zbret numri i infektimeve me COVID-19 në Shqipëri

Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv është shënuar edhe një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.