Zbulohen për herë të parë gjirafat e bardha (Video)

Dy gjirafa me lëkurë të bardhë janë gjetur në një zonë në Kenia. Dyshja e filmuar është nëna me fëmijën e saj.

Konservatorët thonë se gjirafat kanë këto ngjyra pasi ato vuajnë  nga një kusht i rrallë gjenetik i quajtur Leucism, i cili parandalon pigmentin në qelizat e lëkurës. Kjo sëmundje është shumë e ngjashme  me albinoizmin.

Gjirafat janë filmuar nga Programi i Konservimit të Hirola në Kenia. Më herët në qershor, kafshët u raportuan fillimisht nga banorët e zonës. Programi i Konservimit të Hirola na ka lënë të kuptojmë se gjirafat e bardhë do të bëhen një pamje gjithnjë e më e zakonshme.