Zbulohet skandali me vaj palme

Fiks Fare pas një investigimi zbuloi se vaji i palmës është i pranishëm në produktet e bulmetit.

Në etiketat e produkteve të marra si mostra reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Fiks Fare analizoi me institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall. Rezultatet janë shokuese pasi rezultati i analizave tregon se vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave.

19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5-50 përqind vaj palme.  Fiks Fare u interesua pranë AKU, institucion nga i cili mësuan se në vendin tone vetëm për vitin 2016 u importuan 3720 ton vaj palme dhe se në vendin tonë janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave.

Vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa Fiks Fare bisedoi edhe me mjekët, të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes me produktet që çojnë në shtëpi.

Për tregtarët përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdishëm për industrinë ushqimore pasi produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë në temperaturë ambienti për një kohë relativitsht të gjatë prodhimet.

Sonte në mbrëmje në Fiks Fare do të ndiqni me detaje sesi abuzohet me këtë produkt ndaj qytetarëve.

[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]