Veshja më e vjetër në botë që mahniti arkeologët vjen nga Egjipti i lashtë
Kjo është veshja më antike e botës e qepur me dorë. Tarkhan Dress është ne lino, me jakë V, me pala të lehta që krijojnë një valëzim, i kuruar në detaje dhe mjaft i rafinuar, është shembulli i parë dhe tregues i zanatit të qepjes në Egjiptin e lashë, dhe i përkiste një vajze, me fizik të hollë e elegant.
Është datuar me radiokarbon dhe është realizuar në periudhën e Dinastisë së parë, kur Narmer bashkoi mbretërinë, e nisi dhe pushteti i centralizuar i faraonëve, rreth 3200 vjet P.E.S.
Sipas studimeve, të publikuara në revistën Antiquity, stili i këtij fustani është i ngjashëm me veshjet që në antikitet përdoreshin zakonisht për ceremonitë mortore.
Por në këtë rast, gjurmë të hollimit në disa pjesë, tregojnë se nuk ka qenë i krijuar vetëm për sepulturën, por është përdorur në përditshmëri, ndoshta me raste ceremoniale.
Në 1913 gjatë gërmimeve në nekopolin e Trakhan në Egjipt, u zbuluan nga arkeologët britanikë rreth 2 mijë varre.
Ndër të tjera u gjetën edhe shumë pëlhura, të cilave fillimisht nuk ju dha rëndësi, por ne vitin 1977, ekspertët e Muzeut të Londrës ju rikthyen vëzhgimit të hollësishëm.
Dhe tashmë të dhënat janë të plota e të qarta dhe hedhin dritë mbi shekullin më antik ekzistent të aftësive që kishin egjiptianët, dhe se veshjet e tyre i qepnin me dorë, me mjeshtëri e hijeshi të madhe që para 5 mijë vitesh.








