Zelanda e Re planifikon që të ndalojë duahpirjen për të gjithë ata që kanë lindur pas 2004-ës

Ayesha Verrall

Zelanda e Re po planifikon që ta ndalojë ndalojë pirjen e duhanit për personat që kanë lindur pas vitit 2004. Lëvizja është pjesë e një numri propozimesh që do të merren në shqyrtim nga parlamenti në linjë me qëllimet e vendit për të qenë me 0 duhanpirës deri në vitin 2025.

Nëse ligjet e reja kalojnë, atëherë në vend do të bëhet një rritje graduale e moshës kur ligjërisht lejohet që të konsumohet duhan. Po ashtu, filtrat e cigareve nuk do të lejohen në vend, tabakot nuk do të shiten jashtë 18 dyqaneve të caktuara dhe sasia e nikotinës në cigaret që do të shiten do të ulet.

Zelanda e Re ka një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh dhe vlerësohet se rreth 500,000 prej tyre ose një në 10 tymosin rregullisht.

“Rreth 4500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga duhani, dhe ne duhet që bëjmë më shumë progres në mënyrë që të kemi mundësinë që të arrimë qëllimin tonë për vitin 2025,” u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall. /abcnews