Zelenski dhe G-7 “takohen” të dielën

Presidenti i SHBA-së Biden dhe drejtues të 7 vendeve të G-7 do të takohen virtualisht me presidentin ukrainas, Zelenski të dielën, në një forum të kryesuar nga kancelari gjerman Olaf Schols, lajmëroi Shtëpia e Bardhë.

Liderët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndikimin global të pushtimit rus dhe sanksionet shtesë që mund të vendosen ndaj Rusisë.

Zëdhënsja gjermane Christiane Hoffman tha për gazetarët se takimi do të mbulojë cështjet aktuale, vecanërisht për Ukrainën. Ajo shtoi gjithashtu se takimi i së dielës do të bëhet në 77 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë, bashkimi i G-7 është më i rëndësishëm se kurrë”, tha Hoffman.