Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance takohet me ish-pengje dhe familjarë të pengjeve që mbahen ende në Gaza

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, u takua të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me disa ish-pengje dhe me familjarë të atyre që mbahen ende peng në Gaza.

Sipas një deklarate nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukurve, Vance u tha të pranishmëve se administrata Trump mbetet “shpresëplotë” për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 59 pengjeve që mbeten ende të kapur.

“Presidenti Trump është i përkushtuar për të ribashkuar pengjet e mbetura me familjet e tyre, diçka që duhej të kishte ndodhur shumë kohë para se ai të kthehej në detyrë,” tha Vance në një postim në platformën X.