Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Bazaj të Drenicës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo Naim Bazaj i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me disa veprimtarë dhe profesionistë të proflieve të ndryshme.
E kjo tregon se zgjedhjet janë afër, ngase edhe herave tjera eshte praktikuar kjo gje, qe ne kohe zgjedfhjesh te kete aderime.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/08/67739387_1285467341577677_3377044226914123776_n.jpg?w=696&ssl=1)
“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.