Zidane hap derën e largimit për Bale

Duket se aventura e Gareth Bale në ‘Santiago Bernabeu’ po vije drejt fundit.

Anësori uellsian me gjasë nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, i cili nuk e ka inkuadruar atë gjatë ndeshjeve të fundit.

Raportimet nga ‘Marca’ bëjnë të ditur se trajneri francez ia ka hapur derën e largimit Gareth Balet, transmeton lajmi.net.

Afati kalimtar i verës do të sjellë shumë ndryshime në skuadrën ‘Los Blancos’ dhe këto ndryshime duket se do ta godasin edhe uellsianin.

Bale ka kontribuuar në tetë gola dhe tri asistime në 29 paraqitje në La Liga me Real Madrid këtë sezon.