Zidane hap derën e largimit për shtatë lojtarë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, po planifikon ndryshime të mëdha në ekip këtë verë, dhe tashmë ka përpiluar një listë prej shtatë lojtarësh që do të largohen nga ‘Santiago Bernanbeu’.

AS shkruan se i pari në këtë listë është Gareth Bale, i cili ka një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin dhe njerëzit tjerë në klub.

James Rodriguez, Lucas Vazquez, Mariano Diaz, Alvaro Odriozola, Luka Jovic dhe Nacho Fernandez, gjithashtu janë në listën e largimeve, përcjell lajmi.net.

Zidane planifikon të fitojë të paktën 120 milionë euro nga shitjet e këtyre futbollistëve, të cilat menjëherë do të përdoren në tregun e transferimeve.

Më i afërti për t’u larguar tani është Luka Jovic, i cili është në negociata të avancuara me Milanin.