Zidane largohet përfundimisht nga Real Madrid

Zinedine Zidane tanimë edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me klubin e Real Madrid.

Real Madrid përmes llogarisë zyrtare të tyre kanë njoftuar për largimin e francezit nga klubi, raporton lajmi.net.

Zidane gjithë karrierën e tij si trajner e ka zhvilluar në klubin e Real Madrid, ku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Në 114 paraqitje me klubin “Los Blancos”, Zidane ka fituar 69 ndeshje, 25 barazime dhe gjithashtu ka regjistruar edhe 20 humbje.

48 vjeçari, sezonin e fundit e përfundoi pa asnjë titull, duke humbur garën e La Ligas në xhiron e fundit, ndërsa u eliminua në finale ndaj Chelsea.

“Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e Zinedine Zidane”, shkruhet në njoftimin e klubit.