Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarri në Kaliforni shkatërron qindra objekte

Zjarri në Kaliforni shkatërron qindra objekte

 Herët të premten zyrtarët zjarrfikës bënë të ditur se zjarri i cili shpejtë është përhapur në qarkun Shasta të Kalifornisë, ka shkatërruar 65 objekte.

Zjarri deri të premten në mbrëmje u përhap edhe në sipërfaqen prej 194 kilometrave katror. Zjarri shpërtheu të hënën, ndërsa të enjten tërësisht doli jashtë kontrollit duke shkatërruar dy komuna të vogla dhe duke arritur në qytetin Redding.

Dhjetëra mijëra persona kanë braktisur qytetin për shkak të frikës për jetën nga zjarri.