ZRrE aprovon rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, nga muaji prill.

Kryetari i bordit, Ymer Zejnullahu, tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Arsyeja e rritjes është që të kemi furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Konsiderojmë se në rast se nuk kemi furnizim të qëndrueshme me energji do të jetë kosto shumë më rëndë dhe to të ketë rritje më të madhe. Ky është minimumi i rritjes që është propozuar për të pasur 24 orë energji elektrike”, tha ai.

Njëherit, tre anëtarë të bordit votuan pro kësaj pikë dhe asnjë nuk ishte kundër, raporton teve1.info.

Sipas vendimit të ZRRE-së, rritja është ndarë në disa kategori. Për ata që harxhojnë 300 kWh, rritja do të jetë 2.88 euro. Për ata që harxhojnë 450 kWh, rritja do të jetë 4.18 euro. Për ata që harxhojnë 600 kWh, rritja do të jetë 5.49 euro. Për ata që harxhojnë 800 kWh, rritja do të jetë 7.23 euro. Për ata që harxhojnë 1000 kWh, rritja do të jetë 10.51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kWh, rritja do të jetë 13.80 euro.

Fajzullahu, javën që shkoj ka theksuar se rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë, ndërsa Presidenca ishte shprehur kundër rritjes.