Zulfiu transferohet në Kazakistan

Iljasa Zulfiu është transferuar te Zhenis Astana të Kazakistanit. Kështu ka njoftuar klubi i futbollit Dukagjini. “Klubi e falenderon për kontributin e deri tanishëm dhe i dëshiron suksese në karrierë”, shkruan në njoftim.

Ai ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm te skuadra nga Klina. Ai në sezonin aktual në Superligën e Kosovës shënoi katër gola.

“Sezonin e tij të parë (2022-2023) me Dukagjinin ishte një ndër lojtarët kyç ku ai kontribuoi me 4 gola dhe 4 asistime.

Historike ishte kur klubi u kualifikua në Conference League ku Zulfiji ishte golashenuesi më i mirë i ekipit me 4 gola të shënuara dhe vendimtar në ndeshjet ndaj Europa FC dhe kalimin tutje në rundin e dytë të Conference League”.