Zyra e Kryeministrit 36 këshilltarë politikë, mbi gjysmë milionë euro paga

sh-ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj dje është emëruar si këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj.

Me këtë vendim numri i këshilltarëve në Zyrën e Kryeministrit ka shkuar në 36, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur analisti Agron Demi, në një postim në rrjetin social facebook.

Ai thotë se mbi 578 mijë euro në vit shkojnë për këshilltarët e kryeministrit dhe zv/kryeministrave.

“Me emërimin e djeshëm të Reshitajt, Zyra e Kryeministrit i ka 36 këshiltarë politik. Mbi 578 mijë euro në vit për me këshillu Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, të cilët edhe ashtu veprojnë sipas tekeve të tyre”, ka shkruar Demi në facebook.

Ndryshe vlen të theksohet se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, është kritikuar mjaft shumë për numrin e madh të zv/ministrave dhe të këshilltarëve.