
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë takuar në Miami për bisedime lidhur me luftën në Ukrainë, në përpjekje për të shqyrtuar mundësi diplomatike mes dy palëve.
I dërguari rus, Kirill Dmitriev, deklaroi se bisedimet kanë qenë “konstruktive” dhe se ato do të vazhdojnë edhe të dielën. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen konkrete të diskutimeve.
Takimi vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike mbeten të kufizuara, ndërsa marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë ende të tensionuara. /mesazhi







