Nuk do të ketë arbitra anglezë në Kupën e Botës këtë verë për të parën herë që prej vitit 1938.
FIFA ka zgjedhur 36 arbitrat për turneun e Rusisë, por asnjë nuk do të jetë nga Anglia, Skocia, Uellsi apo Irlanda e Veriut.
Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën paraprake të FIFA-s, nga ku do të zgjidheshin emrat përfundimtarë.
Por ai është larguar nga Premier League.
Clattenburg, i cili drejtoi finalen e Euro 2016 kur Portugalia mposhti Francën, u tërhoq nga puna e tij për të shkuar në Arabinë Saudite ku punon si shefi i arbitrave.
Federata Angleze i kërkoi FIFA-s ta zëvendësonte me një nga arbitrat e tjerë, por FIFA e refuzoi kërkesën.
As ndër 63 asistentët nuk do të ketë asnjë arbitër britanik.
Ndërkohë në Kupën e Botës për të parën herë do të përdoret VAR.