Zyrtare: Heynckes zëvendësues i Ancelottit

Jupp Heynckes është konfirmuar si trajner i ri i gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Gjiganti bavarez ka shkarkuar para një jave nga posti i trajnerit, italianin Carlo Ancelotti.

Në ndeshjen pasuese ishte ndihmësi i tij, Willy Sagnol, i cili e zëvendësoi atë, pasi ende nuk kishin gjetur zëvendësuesin e italianit.
8
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Bayern Munich ka emëruar trajneri e ri.

Është ish-trajneri, Jupp Heynckes, i cili do ta zëvendësoj Ancelottin në stolin bavarez.

Heynckes do të jetë në krye të skuadrës së madhe gjermane deri në fund të sezonit 2017/18.

Heynckes me titujt e fituar me Bayernin

Trajneri gjerman ka qenë edhe në të kaluarën trajner te Bayerni, duke fituar shumë trofe, thuajse të gjithë.

Gjermani ka fituar tre tituj të Bundesligas, një të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Gjermanisë dhe tri Superkupa.