Zyrtare: Ndërpritet edhe Superliga e Turqisë

Ministri i Sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ka ndërprerë kampionatet e futbollit, basketbollit dhe volejbollit në Turqi, e cila ishte një nga vendet e fundit që vazhdonte garat megjithë përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Mehmet Muharrem ka vendos të ndërpresë për një muaj këto aktivitete, pasi federatat e sporteve thanë se nuk dëshirojnë t’i vazdojnë garat.

Javën e fundit ndeshjet në Turqi janë luajtur me dyer të mbyllura, që është një nga masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por, ditët e fundit, lojtarë të shumtë dhe trajnerë, kanë bërë thirrje për ndërprerjen e kampionatit.

Në Turqi, deri më tani janë konfirmuar 200 të prekur me koronavirus, dy prej tyre kanë ndërruar jetë.