Zyrtare: Neymar bëhet kapiten i Brazilit

Neymar është njëri nga futbollistët më të mirë në qarkullim për momentin.

Ylli brazilian tashmë do të ketë më shumë përgjegjësi në fushën e lojës, shkruan indeksonline.

Trajneri i Brazilit, Titte ka konfirmuar se Neymar do të jetë kapiten i parë i “seleçaos” .

“Unë iu njoftoj fundin e politikës së rotacionit për shiritin e kapitenit. Neymar ka fituar shumë pjekuri në vitet e fundit, e di se ai është gati të ushtrojë këtë funksion [të ri]”, ka thënë trajneri.

Deri më tani kapitenët në Kombëtaren e Brazilit ishin me rotacion nga një futbollist në tjetrin.