​Mavraj do të largohet nga Greqia, e kërkon klubi nga Bundesliga 2

Mbrojtësi shqiptar është në kërkim të një klubi të ri.

Mërgim Mavraj është shumë pranë një kthimi edhe një herë në tokën gjermane.

Pasi shkëputi kontratën me Arisin, për Mavraj interesohet klubi nga kategoria e dytë gjermane, Ingolstadt.

Skuadra gjermane nuk po ben aspak paraqitje të mira ku në 18 ndeshje numëron vetëm 10 pikë dhe është në rrezik të madh për të rënë nga kategoria.

Ata e shohin mbrojtësin shqiptar si një përforcim ër të arritur mbijetesën dhe për të bërë më mirë në pjesën e dytë të sezonit.