10 të vdekur në Florida, rëndohet bilanci i viktimave të godinës së shembur

Ekipet e shpëtimit në Majami të Floridës nxorën të hënën trupin e 10-të të pajetë nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb javën e kaluar.

Grupet e posaçme kanë përdorur vinça, qenë të stërvitur dhe skaner me rreze infra të kuqe gjatë kërkimeve për të mbijetuar, me shpresën se xhepat e ajrit të krijuara nën rrënoja mund të mbajnë gjallë njerëzit.

Autoritetet lokale deklaruan se 151 persona vazhdojnë të konsiderohen të humbur, ndërkohë që shkaqet e shembjes së godinës janë ende nën hetim. /euronews