120 të arrestuar në mbarë botën, mbyllet tregu i zi Genesis

Me një kosto prej 1 dollarë, informacioni personal ju jepte mundësi mashtruesve të kyçen në llogari bankare apo llogari shitblerje të përdoruesve.

Një prej tregjeve kriminale më të mëdha online përdorur për të blerë fjalëkalime është mbyllur falë një aksioni ndërkombëtar i agjencive ligzbatuese në disa vende të botës.

Genesis Market shiste kredenciale, adresa IP dhe të dhëna të tjera të cilat përbënin “gjurmën” dixhitale të përdoruesve.

Me një kosto prej 1 dollarë, informacioni personal ju jepte mundësi mashtruesve të kyçen në llogari bankare apo llogari shitblerje të përdoruesve.

Agjencitë ligjzbatuese nga 17 vende të botës koordinuan aksionin ku u bënë 200 kërkimi dhe u arrestuan 120 persona.

Të Mërkurën e kaluar një njoftim u shfaq në uebsajt i cili thoshte se uebsajti është konfiskuar. Genesis kishte 80 milionë sete kredencialesh dhe gjurmësh dixhitale për shitje.

Hapur në 2017-ën, shquhej për ndërfaqen miqësore me përdoruesin dhe ishte në gjuhën angleze. Njerëzit mund të blinin kredenciale, fjalëkalime dhe pjesë të tjera të gjurmës dixhitale të përdoruesit si historikun e shfletimit, cookie, adresa IP dhe vendndodhje.

Informacionet vinin nga faqe si Facebook, PayPal, Netflix, Amazon, eBay, Uber dhe Airbnb.