4 ditë para ndeshjes, Gjibraltari vjen në Kosovë

Kombëtarja e Gjibraltarit ka arritur në Prishtinë të dielën, duke ndjekur një praktike jo të zakonshme. 

Ekipi i drejtuar nga uruguajani Julio Ribas, është vendosur në Swiss Diamond Hotel, 4 ditë para ndeshjes miqësore me Kosovën, shkruan Indeksonline. 

Gjibraltari do të zhvilloj stërvitjet në stadiumin e Feronikelit në Drenas. 

Ndeshja miqësore Kosovë – Gjibraltar do të zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.