5 të lenduar nga një aksident zingjiror afër Badovcit

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në të cilin janë përfshirë tri automjete njofton Klan Kosova.

“Veturat janë një e tipit Pasat, një Polo dhe një kamion”, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër liqenit të Badovcit.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po heton vendin e ngjarjes për të parë se çka ka çuar deri tek askidenti.