5 të vdekur në Nju Jork (Foto)

Pesë persona janë gjetur vdekjen pasi një helikopter që po barte turistë u rrëzua në mbrëmjen e së dielës në lum, thanë zyrtarët policorë.

Pesë udhëtarët mbetën të bllokuar në helikopterin e përmbysur, ndërsa zhytësit janë përpjekur t’i shpëtonin nga ujërat e ngrira.

Tre prej tyre u dërguan në spitalet në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerë u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Zëdhënësi i policise për Nju Jorkun, Jim Long tha të hënën herët në mëngjes se tre udhëtarë të tjerë kishin vdekur. /MESAZHI/