81 aksidente në 24 orët e fundit, një i vdekur

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente, prej tyre një me fatalitet. Sipas raportit policor, një aksident ka qenë me fatalitet 30 me të lënduar dhe 51 aksidente janë raportuar me dëme materiale. Aksidenti me fatalitet është raportuar në fshatin Sofi, të Komunës së Suharekës, mbrëmjen e kaluar. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia me veturë kishte goditë këmbësorin viktimën Mashkull K/Shqiptari cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasoj i njëjti kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 776 tiketa për vozitësit në trafik.