88 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht janë të shtrirë nëpër spitale dhe klinika në të gjithë vendin, 88 pacientë me COVID-19.

“88 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, sipas raportimeve e datës 8 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Raporti i datës 8 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
  • Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
  • Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
  • Mjekimi Intensiv Qendror, 1 pacient
  • Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
  • Spitali i Pejës, 13 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, thuhet në njoftim.