A duhet të mbyllen rrjetet sociale? Modeli australian shihet si shembull për të ndaluar konfliktet

Teksa Australia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ekspertët shqiptarë thonë se edhe vendi ynë ka nevojë urgjente për një politikë të ngjashme.

Sakaq vetë fëmijët pranojnë se jeta e tyre do të ishte krejt ndryshe pa rrjete sociale.

Ndërsa në Australi eshte ndaluar përdorimi i platformave sociale për të gjithë personat nën 16 vjeç, ekspertët shqiptarë thonë se vendi ynë e ka urgjentisht të nevojshme një politikë të ngjashme.

Në një bisede të shkurtër, një 11-vjeçar tregon se e përdor TikTok-un për të kaluar kohën, por pranoi se nëse rrjetet sociale do të mbylleshin, ai do lexonte më shumë libra ose do dilte të luante me shokët.

Një përgjigje që, sipas ekspertëve, tregon qartë se varësia ndaj ekranit shpesh nuk vjen nga nevoja, por nga rutina e krijuar nga algoritmet.

Psikologia Loreta Caka ne nje intervistë per Ora News sugjeron që platformat duhet të kufizojnë aksesin edhe pa hyrje në llogari, pasi shumë fëmijë shohin video të papërshtatshme pa qenë të regjistruar fare.

Në një kohë kur fëmijët po rriten të rrethuar nga ekranet dhe ndikimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në sjellje, mësime dhe marrëdhënie shoqërore, pyetja që shtrohet sot është nëse edhe Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa po aq të guximshëm sa Australia.