A ka arritur të adresojë Apple problemin serioz të mbinxehjes së iPhone 15 Pro dhe Pro Max?

Apple tha se ishte një problem softueri dhe jo një dizajn i gabuar i harduerit. ZDNet ka testuar iPhone 15 Pro dhe Pro Max me përditësimin e ri përmes një kamere termike.

Javën e kaluar Apple lançoi përditësimin iOS 17.0.3 ku në shënimet e saj thuhej se “adreson një problem që bënte që iPhone të operonte në temperaturë më të lartë sesa pritej.”

Ky përditësim tashmë është testuar përmes një kamere termike dhe iPhone 15 Pro dhe Pro Max më të vërtetë operojnë tashmë në temperaturë më të ulët.

Që nga debutimi i iPhone 15 Pro më 22 Shtator, dy modelet e segmentit të lartë kishin temperaturë më të lartë sesa pritej kur karikoheshin ose gjatë përdorimit të aplikacioneve si Instagram, Uber ose Asphalt 9.

Këto aplikacione dukej se e përkeqësonin më tutje problemin me temperaturën të iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max ndërsa Apple fillimisht insistoi se ishte normale ndërsa disa ditë më pas tha e pranoi.

Apple tha se ishte një problem softueri dhe jo një dizajn i gabuar i harduerit. ZDNet ka testuar iPhone 15 Pro dhe Pro Max me përditësimin e ri përmes një kamere termike.

Përpara përditësimit, gjatë përdorimit të telefonit në karikim me adapter 35W ose me aplikacionet e lartpërmendura, temperatura shkonte deri në 41.7 gradë celsius.

Ishte një temperaturë më e lartë sesa haset zakonisht në telefonët Android apo iPhone që nuk kalojnë më tepër se 35 gradë celsius. Telefoni më i nxehtë në bazë të testimeve të ZDNet ishte Galaxy Fold 5 që arrinte deri në 37 gradë celsius.

Pas instalimit të iOS 17.0.3, matjet raportuan një reduktim të temperaturës në mënyrë të ndjeshme në 34.3 gradë celsius në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

ZDNet tha se nuk vihet re asnjë ndryshim në performancë pas përditësimit që uli temperaturën maksimale të iPhone.