Adobe lançon inteligjencën artificiale për suitën Creative Cloud, flet për rritje çmimesh

Ueb aplikacioni do të jetë i disponueshëm përmes Creative Cloud, me çmimet e Express dhe Express Premium si dhe të ketë një variant pa pagesë.

Pas 7 muajsh dhe mbi 2 miliardë imazhesh të gjeneruara pasi inkorporimit të versionit beta të inteligjencës artificiale në suitën mjeteve të për editimin e imazheve dhe videove, ditën e Mërkure Adobe njoftoi se AI gjeneruese Firefly for Enterprise tashmë është komercialisht e disponueshme në Photoshop, Illustrator dhe Adobe Express.

Së bashku me debutimi vjen një aplikacioni i ri falas për tu përdorur Firefly në ueb që do të jetë pjesë e planeve me pagesë të Creative Cloud.

Plani i ri i abonimit vjen në formën e krediteve të konsumohen nga inteligjenca artificiale për krijime imazhesh dhe vektorësh në Photoshop, Illustrator, Express dhe Firefly. Kur këto kredite konsumohen, proceset kryhen më ngadalë.

Kur përdoruesit të arrijnë limitin, mund të vijojnë krijimin e përmbajtjeve me Firefly, por me një ritëm më të ulët.

Ueb aplikacioni do të jetë i disponueshëm përmes Creative Cloud, me çmimet e Express dhe Express Premium si dhe të ketë një variant pa pagesë.

Përdoruesit me pagesë do të marrin versionin e plotë të Express Premium. Adobe tha se çmimet e shumë produkteve të kompanisë do të rriten me 2 deri në 5 dollarë duke filluar nga Nëntori.

Adobe konfirmoi se do të paguajë kontributorët për imazhet e tyre që përdoren për trajnimin e sistemeve AI. Këtë Adobe do të dërgojë një bonus bazuar në numrin e imazheve të tyre.