Agim Ademi zgjidhet kryetar i FFK-së

Agim Ademi është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK nga sot është bërë me kryetar të ri.

Është Agim Ademi që ka marrë votat e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor të FFK-së, për të drejtuar shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.

Agim Ademi do të zë vendin e ish kryetarit legjendar, Fadil Vokrri, që ndërroi jetë papritur më 9 qershor.Kujtojmë se Agim Ademi deri para zgjedhjes kryetar, ka ushtruar funksionin e nënkryetarit të FFK-së.