Ajaxi barazon me Juventusin

Ajax dhe Juventus kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Holandezët patën ndeshjen në kontroll por që nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim.

Juve kaluan të parët në epërsi me golin e Cristiano Ronaldos në minutën e fundit të pjesës së parë.

Gjuajtja e portugezit madje ishte e fundit në kuadratin e portës së Ajaxit.

Për katër herë kampionët e Evropës golin e barazimit e shënoi Neres me një solo aksion ku e la pa asnjë mundësi Szczensyn.

Ndeshja e kthimit në “Alianz Stadium” luhet me 14 prill.