Akil Gjakova e nis me fitore

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Xhudos.

Kosovar mposhti me lehtësi spanjollin, Javier Ramirez – duke u kualifikuar për në rrethin tjetër.

Gjakova në kategorinë 73 kilogram, takimin e radhës do të ketë me xhudistin nga Azerbajxhani Rustam Orujov.