Akili në formë të mirë, fiton dhe siguron çerekfinalen

Akil Gjakova ka siguruar çerekfinalen në ‘Grand Prix 2019’.

Xhudisti nga Kosova në një luftë të fortë, ka dalë fitues përballë zviceranit Nils Stump, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Gjakovën në ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest.

Rruga drejt gjysmëfinales për Gjakovën nuk do të jetë e lehtë, kur tash e pret sfida kundër japonezit Masashi Ebinuma./Lajmi.net/