Aksident i rëndë në bulevardin “Bill Clinton”

Rreth orës 22:00 në bulevardin “Bill Clinton” në kryeqytet ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident që ka ndodhur në njërin prej udhëkryqeve në këtë bulevard, lëndime kaa pësuar një persona, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfimruar edhe Agron Borovci, zëdhënësi për media i Policisë.

“Rreth orës 21:30 është marrë informata se në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është kuptuar se dy vetura janë të përfshira në rast dhe për pasojë një person është lënduar i cili është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë këtë aksident”.