Aksident në Mrasorë, humb jetën një 79 vjeçar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë në rrugën magjistrale Gjakovë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Mrasorë të Rahovecit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt me ç’rast godet një automjet tjetër në lëvizje, i cili ishte në krahun e kundër e pastaj përplaset drejtë për së drejti edhe në automjetin tjetër i cili po ashtu ishte në drejtim të kundërt.

“Si pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin dhe lëndohen disa të tjerë të cilët dërgohen në qendrat Emergjente në Gjakovë dhe Pejë. Viktimë e këtij aksidenti është personi I . B, 79 vjeçar kosovar/shqiptar. Të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet nga njësiti i Trafikut Rajonal në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.