Akullnaja e Antarktidës rrezikon të zhduket

Shkencëtarët parashikojnë ndryshime drastike të njërës prej akullnajave më të mëdha në Antarktidë, brenda 5-10 viteve të ardhshme.

Sipas tyre, një pjesë pluskuese e akullnajës Thwaites që deri më tani është konsideruar e qëndrueshme, rrezikon të thërrmohet.