Al Ahli tremb Interin, gati t’i marrë mesfushorin titullar

Al Ahli tremb Interin. Klubi arab po vuan për të ttransferuar mesfushorin Verratti dhe ka kthyer vëmendjen nga turku i Interit, Hakan Calhanoglu.

Kur kanë mbetur edhe më pak e dy javë nga mbyllja e merkatos, drejtuesit e Al Ahli pritet të trokasin në dyert e Interit me një ofertë joshëse për mesfushorin turk, teksa në Francë flasin për shifra që shkojnë në rreth 40 milionë euro.

Koha nuk premton për të gjetur një tjetër zëvendësues, megjithatë një shifër e tillë josh jo pak drejtuesit e Interit, që mund t’i japin duart turkut dhe më pas të hidhen në kërkim të një tjetër mesfushori.