Albanese: Palestinezët në Gaza po përballen vetëm me të ftohtin dhe urinë

Ekspertja e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka dënuar mungesën e veprimit ndërkombëtar ndërsa palestinezët në Gaza përgatiten për një stuhi të fortë dimri.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkroi se palestinezët janë lënë “të vetëm, duke ngrirë dhe duke vuajtur nga uria”, ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po ndërmerr hapa për t’i ndalur krimet që po ndodhin.

Albanese ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj ofensivës dyvjeçare të Izraelit në Gaza dhe ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për krimet e supozuara të kryera kundër popullsisë palestineze. /mesazhi