Alemany: Dembele është në Paris

Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet se Ousmane Dembele do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Ai i ka bërë të ditur klubit se do të largohet së shpejti, teksa agjenti i Dembeles nuk ka shprehur vullnetin t’i japë ekipit tërë vlerën e klauzolës së largimit e cila është 50 milionë euro.

Drejtori aktual i Barcelonës, Mateu Alemany, konfirmoi sonte se Dembele është duke qëndruar në Paris, raporton Indeksonline.

“Ai tashmë ka kërkuar të largohet. Dhe është planifikuar të bëhet. Dembele është në Paris. Nuk është në dinamikën e ekipit të parë. Po të ishte këtu, do të kishte qenë në stadium” tha Alemany duke vënë pika mbi “i”.