AMD bën parashikime ambicioze për çipet e saj AI në 2024

Quajtur MI300X, me këtë çip AMD synon ti përgjigjet kontrollit që Nvidia ka në tregun e çipeve AI për qendrat e të dhënave përdorur për krijimin e teknologjive të ngjashme me ChatGPT.

Gjiganti i çipeve AMD ditën e Marte parashikoi 2 miliardë dollarë shitje në 2024 për një çipi i cili synon të konkurrojë me Nvidia në inteligjencë artificiale.

Quajtur MI300X, me këtë çip AMD synon ti përgjigjet kontrollit që Nvidia ka në tregun e çipeve AI për qendrat e të dhënave përdorur për krijimin e teknologjive të ngjashme me ChatGPT.

Kompania tha se pret 400 milionë dollarë të ardhura nga ky çip në tre mujorin e katërt të vitit, një rritje nga 300 milionë dollarë që AMD kishte parashikuar në Gusht. CEO e kompanisë Lisa Su ju tha investitorëve se shitjet për Mi300 pritet të arrijnë në 2 miliardë dollarë në 2024.

Megjithatë dobësimi i segmenteve të tjera vendosi financat e kompanisë në vështirësi. Ndërsa tregu i kompjuterëve është në rikuperim, kërkesat për çipet nga industri të ndryshme si komunikimi wireless, shëndeti apo automjetet është ngadalësuar.

Për tre mujorin e fundit të vitit kompania pret të ardhura prej 6.1 miliardë dollarësh. Ndërkaq për tre mujorin e tretë, të ardhurat u rritën me 4 përqind në 5.8 miliardë dollarë. Të ardhurat nga biznesi i qendrave të të dhënave qëndruan në vend prej 1.6 miliardë dollarësh.