AMD dhe Nvidia do të sjellin procesorët për smartfonët në kompjuterët Windows

Sipas Reuters jo vetëm Nvidia, por edhe AMD po përgatitet çipet për debutim në 2025. Deri më sot Microsoft ka bashkëpunuar në mënyrë ekskluzive me Qualcomm për versionet e Windows 11 për procesorët ARM ndërsa lajmi i fundit vjen ndërsa Qualcomm përgatitet për debutimin e çipeve të reja Snapdragon që do të fuqizojnë smartfonët flagship të vitit të ardhshëm.

Nvidia dhe AMD raportohet se po planfikojnë lançimin e procesorëve ARM për kompjuterët Windows. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Nvidia ka filluar dizajnimin e procesorëve ARM e cila do të ishte një lëvizje madhore e Windows drejt arkitekturës mobile.

Sipas Reuters jo vetëm Nvidia, por edhe AMD po përgatitet çipet për debutim në 2025. Deri më sot Microsoft ka bashkëpunuar në mënyrë ekskluzive me Qualcomm për versionet e Windows 11 për procesorët ARM ndërsa lajmi i fundit vjen ndërsa Qualcomm përgatitet për debutimin e çipeve të reja Snapdragon që do të fuqizojnë smartfonët flagship të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se tableti i parë Surface i Microsoft, Surface RT, fuqizohej nga procesorin ARM Nvidia Tegra por Windows RT dështoi të kishte një impakt edhe pse prodhues si Lenovo, Asus, Samsung dhe Dell u përfshinë.

Pajisje Windows me procesorë ARM nga Nvidia nuk janë parë më që atëherë. Hyrja e AMD dhe Nvidia në këtë sektor do të shtonte presionin mbi Intel për të ofruar çipe të cilat mund të konkurrojnë me çipet e Apple.

Laptopët me procesorë Intel konsiderohet inferior në jetëgjatësi baterie dhe performancë krahasuar me atë çfarë mund të ofrojnë çipet M1 dhe M2 të Apple. Në Dhjetor gjenerata e re e çipeve Meteor Lake nga Intel shihet si shpresë përballë Apple.

Përpjekjet e Nvidia, AMD dhe Qualcomm mund të trondisin industrinë e kompjuterëve që Intel e dominonte prej kohësh, por që është nën presionin në rritje nga Apple. Çipat e personalizuar të Apple u kanë dhënë kompjuterëve Mac jetëgjatësi më të mirë të baterisë dhe performancë të shpejtë që rivalizojnë çipat që përdorin më shumë energji.

Ekzekutivët në Microsoft kanë vëzhguar se sa efikasë janë çipat e bazuar në Arm të Apple, duke përfshirë proceset AI.