AMD përgatit procesorë të rinj Ryzen 7000 për laptopët

Ryzen 9 7940HX ka 16 bërthama Zen 4, 32 threads, 16MB L2 cache dhe 64MB L3 cache ndërkaq Ryzen 7 7840HX ka 12 bërtham Zen 4, 24 threads, 12MB L2 cache dhe 64MB L3 cache.

AMD është pranë lançimit të dy modeleve të reja të procesorëve për laptopët, konkretisht variantet 16 dhe 12 bërthamësh Ryzen 9 7940HX dhe Ryzen 7 7840HX të linjës Dragon Range.

Aktualisht AMD ofron dy procesorë me 16 dhe 12 bërthama, Ryzen 9 7945HX dhe Ryzen 7 7845HX respektivisht. Modelet e reja pritet të kenë frekuenca më të ulëta por të ruajnë numrin e bërthamave.

Ryzen 9 7940HX ka 16 bërthama Zen 4, 32 threads, 16MB L2 cache dhe 64MB L3 cache ndërkaq Ryzen 7 7840HX ka 12 bërthama Zen 4, 24 threads, 12MB L2 cache dhe 64MB L3 cache.

Modelet ekzistuese 7945HX dhe 7845HX kanë frekuenca që shkojnë deri në 5.4Ghz ndërsa procesorët e fundit mund të vinë me frekuenca rreth 5.0Ghz.

Mbetet për tu parë edhe vlerësimi TDP që AMD do tu japë procesorëve të rinj ndërsa procesorët aktualë kanë 55W deri në 75W.

Në CES 2024 pritet që industria të shohë më shumë laptopë me procesorët Dragon Range të AMD. Kompania gjithashtu do të zbulojë modelet e gjeneratës së re Ryzen 8000 Strix Point dhe Hawk Point.