AMD përgatitet për prezantimin e kartave të reja grafike javën e ardhshme

Ndërsa Herkelman nuk specifikoi se për çfarë produktesh bëhet fjalë, komuniteti ka pritur me padurim modelet e reja Radeon RX 7000 të segmentit të mesëm.

AMD mund të prezantojë një set të ri kartash grafike që nga prej javësh së ardhshme. Zëvendës presidenti i AMD Scott Herkelman, tha përmes një postimi në X (ish-Twitter) se ekipi i Radeon do të bëjë disa prezantime madhore produktesh në Gamescom.

Ndërsa Herkelman nuk specifikoi se për çfarë produktesh bëhet fjalë, komuniteti ka pritur me padurim modelet e reja Radeon RX 7000 të segmentit të mesëm.

Edhe CEO e AMD Lisa Su e kishte konfirmuar më here se disa modele të reja Radeon 7000 do të vinin në tre mujorin e tretë të 2023.

Bazuar në një informacion të publikuar nga partneri i AMD, PowerColor, mund të kemi një ide të qartë se çfarë mund të presim. RX 7800 XT raportohet se ka 3840 procesorë, 16GB VRAM GDDR6 me ndërfaqe memorie prej 256-bit, frekuencë bazë prej 2,210Mhz dhe turbo prej 2,565Mhz.

Ky konfigurim do të vendoste çipin grafik me RX 7900 GRE dhe Radeon RX 7600. Përveç lançimit të kartave të reja grafike, AMD pritet gjithashtu të lançojë FidelityFX Super Resolution 3 (FSR 3).

AMD do të bëjë prezantimin e saj në Gamescon në Gjerman ditën e Premte më 25 Gusht.