Ancelotti merr drejtimin e kësaj kombëtareje

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri më i ri i kombëtares së Brazilit.

Italiani i ka thënë “Po” kombëtarës braziliane të cilën pritet ta marrë nën udhëheqje nga viti i ardhshëm.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit që nga fillimi i “Copa America 2024”.

Kontrata e tij me Real Madridin nuk do të ndryshojë, raporton Indeksonline.

Ancelotti do të zëjë vendin e Ramon Menezes, trajnerit aktual të brazilianëve.