Android më popullor nuk është versioni më i fundit Android 13 zbulojnë shifrat e Google

Mbi 23 përqind e pajisjeve Android janë në Android 11, që përbën pjesën më të madhe. Edhe Android 10 është ende shumë popullor me 18.5 përqind.

Vite më parë Google e kishte bërë zakon të zbulon në mënyrë të rregullt shifrat e përdorimit të Android. Megjithatë kompania e ndërpreu këtë praktikë dhe tani këto përditësime i publikon në mënyrë sporadike dhe pa një planifikim.

Ditën e sotme numrat më të fundit vinë përmes 9to5Google. Ajo që është më interesante është grafiku i përqindjes së Android 13. Sipas të dhënave të Google vetëm 12.1 përqind e pajisjeve Android janë në Android 13.

Janar 2023

Është një rritje e madhe krahasuar me Janarin 2023 kur vetëm 5 përqind e pajisjeve ishin në versionin më të fundit Android.

Prill 2023

Shifrat e adoptimit të Android 13 janë më premtuese sesa Android 12. Edhe pse ato tregojnë një situatë të mirë për versionin e fundit të platformës, gjithashtu zbulon edhe fragmentimin që ka qenë një prej problemeve më të mëdha të Android.

Mbi 23 përqind e pajisjeve Android janë në Android 11, që përbën pjesën më të madhe. Edhe Android 10 është ende shumë popullor me 18.5 përqind.

Suksesi i fundit i Android 13 mund ti atribuohet edhe prodhuesve si Samsung që po udhëheqin me përditësime të shpejta në versionet madhore.

Një plan të ngjashëm me përditësime të shpejta dhe afatgjata kemi parë edhe nga OnePlus, Oppo dhe madje Google.