Angli-Danimarkë, pjesa e parë e barabartë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës.

Danimarka dhe Anglia po ndeshen në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

Danezët ishin të parët që dolën në avantazh, ishte futbollisti i Sampdorias, Mikel Damsgard, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.
Damsgaard shënoi në min 30′ për t’ia dhënë avantazhin Danimarkës në Wembley.

Por, Anglia reagoi menjëherë duke treguar forcën e saj. Ishte Bukayo Saka i cili me një depërtim të mirë e futi në vështirësi mbrojtjen daneze.

Më pas Kjaer duke u munduar ta evitojë golin, shënoi autogol në min 39′.

Rezultati i pjesës së parë, Anglia 1-1 Danimarka.