Anketat dhe imazhet GIF vinë në aplikacionin Threads

Që të dy opsionet po bëhen të disponueshëm në aplikacionin Threads në mobile dhe ueb.

Aplikacioni Threads i cili erdhi nga Meta për të rivalizuar rrjetin social X dita ditës po shton funksionalitete të reja dhe më të fundit janë mbështetja për GIF dhe anketat.

CEO i Meta Mark Zuckerberg njoftoi përditësimet ditën e Enjte duke ju përgjigjur me GIF dhe anketa pyetjeve të disa përdoruesve se kur këto funksionalitete do të vinë.

Që të dy opsionet po bëhen të disponueshëm në aplikacionin Threads në mobile dhe ueb. Ndërsa përdoruesit mund të postonin GIF më përpara duke shfrytëzuar tastierat nga palë të treta ose duke u kopjuar prej diku tjetër, nuk ekziston një funksionalitet në vetë aplikacionin.

Tahsmë përdoruesit do të shohin një buton GIF gjatë krijimit të postimit ngjitur me butonin e galerisë së imazheve duke hapur një librari të Giphy ku mund të kërkoni.

Për anketat përdoruesit mund të shtojnë deri në 4 zgjedhje për të votuar dhe mund të kontrollojnë se kush mund tu përgjigjet e kush jo.

Anketat qëndrojnë të hapura për 24 orë pasi janë postuar dhe vetëm ata që janë përgjigjur mund të shohin rezultatet në kohë reale. GIF dhe anketat janë funksionalitete të disponueshme prej vitesh në Twitter.