Apple do të paralajmërojë përdoruesit për shëndetin mendor duke përdorur sensorët e iPhone

Hulumtuesit shpresojnë se të dhëna si mobiliteti, gjumi dhe mënyra sesi njerëzit shkruajnë të arrijnë të identifikojnë gjendje të tilla.

Raportohet se Apple është duke kërkuar për një mënyrë sesi të identifikojë dhe diagnostikojë gjendje si depresioni, ankthi dhe gjendje të tjera të shëndetit mendor përmes iPhone.

Hulumtuesit shpresojnë se të dhëna si mobiliteti, gjumi dhe mënyra sesi njerëzit shkruajnë të arrijnë të identifikojnë gjendje të tilla.

Matje mund të bëhet edhe për shprehitë e fytyrës, rimtin e zemrës dhe frymëmarrjet. I gjithë informacioni do të përpunohet në pajisje pa u dërguar asgjë tek serverët e Apple.

Aktualisht kompania po punon në projekte hulumtuese të cilat mund të çojnë në materializimin e këtyre funksionaliteteve. Universiteti i Kalifornisë po studion ankthin, stresin dhe depresionin duke përdorur të dhënat e Apple Watch dhe iPhone të 3 mijë vullnetarëve.

Hulumtuesit do të përdorin të dhënat e marra nga sensorët e iPhone dhe Watch dhe ti krahasojnë ato me intervistat që do tu bëjnë njerëzve dhe shikuar sesi qëndrojnë ato.

Nëse të dhënat përputhen me diagnozat e depresionit dhe ankthit, Apple mund ti përdorë funksionalitetet për të krijuar funksionalitet që paralajmërojnë përdoruesit nëse sheh rëndim të gjendjes mendore. /PCWorld Albanian